Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, deklaroi sot se pavarësisht tensioneve të dukshme në disa pjesë të Ballkanit mos stabiliteti edhe më tej është i pranishëm.

“Qeveritë duhet të përshpejtojnë reformat politike dhe ekonomike, përfshirë edhe forcimin e institucioneve, luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit”, tha Tillerson në takimin e 24-të të Këshillit të Ministrave të OSBE-së në Vjenë.