Prania e rrjeteve sociale në jetët tona jo vetëm që ka ndryshuar dimensionet e komunikimit të përditshëm, por ka ‘’nxjerrë nga loja’’ një prej traditave më të bukura të fillim viteve ’90, atë të takimit me shokët dhe shoqet e shkollës së mesme ose universitetit.

Tanimë dimë thuajse çdo gjë që ndodh rreth tyre thjesht duke parë shpeshtinë e publikimit të fotove në Instagram dhe Facebook, por Josephine Sittendfeld ka zgjedhur një mënyrë tejet interesante për të ruajtur të gjallë imazhet e miqve të saj, fotografinë.

Në vitin 2000 ajo ishte ishte studente në ‘’University of Priceton” dhe i pëlqente të fotografonte shokët dhe shoqet e saj, të cilët do t’i takonte sërish pas 17 vitesh. Këtu do të merrte jetë projekti ”Réunion” i cili do të tregonte si kishin ndryshuar ata që nga koha e universitetit deri më sot.

Koha ka rrjedhur dhe ka lënë shenjën e saj tek gjithësecili prej tyre, energjia e pabesueshme e të njëzetave i ka lënë vend një tjetër shpehie fytyre, por thellë-thellë janë prapë ata. Për më tepër ndiqni fotot.