Formimi i Qeverisë së re me 9 shtatorë të këtij viti ka bërë që Banka Qendrore e Kosovës (BQK) të mbet pa “zot” shtëpi, e për këtë BQK ka hapur konkurs në të cilin kanë konkurruar 26 persona.

Institucioni i cili udhëheqë me sektorin financiar në vend ka publikuar listën e kandidatëve në mesin e të cilëve janë : ushtruesi i Detyrës së Guvernatorit Fehmi Mehmti, Shkëndije Himaj, Arben Mustafa, Besnik Krasniqi dhe kandidatë të tjerë.

Po në këtë listë ka kandidatë që kanë rikonkurruar pasi edhe herëve të tjera i kishin hyrë kësaj gare por që nuk kishin dal fitues.

Në garë për Guvernator të BQK-së ka hyrë edhe ish-deputeti i Vetëvendosjes dhe anëtari i saj Besnik Bislimi.

Lista e kandidatëve për Guvernator të BQK-së.

Drilon Mataj
Fehmi Mehmeti
Fatime Rexhepi
Besnik Krasniqi
Shkëndije Himaj
Shukri Gashi
Agron Hajdini
Qëndresa Gashi
Bashkim Isufi
Arben Mustafa
Ardian Uka
Driton Qehaja
Besnik Bislimi
Avni Jashari
Safet Merovci
Shefki Deliu
Sejdi Rexhepi
Mustafë Hasani
Ujkan Bajra
Ilir Aliu
Kujtim Dobruna
Elez Sylaj
Milazim Abazi
Sefedin Zogaj
Flamur Keqa
Naser Rusinovci.