Kur jeni në dyqan duke blerë ushqime, mund të jeni përballë një sërë zgjedhjesh: Cila perime e gjelbër është më pak e hidhur? Cili ushqim e bën vaktin më të mirë? Arrat janë të mira, por të pasura me kalori, apo janë bajamet? Por, pavarësisht përllogaritjeve të kujdesshme, akoma nuk keni marrë parasysh faktorin kryesor të ushqimit: vetitë e balancimit të hormoneve.

Hormoni kryesor që prek lëkurën dhe i shkakton dëmtime është testosteroni, prandaj është e rëndësishme që të ndiqni një dietë të balancuar për të mbajtur nën kontroll nivelet e tij”, shpjegon dermatologia Debra Jaliman.

Këto janë 5 ushqimet që mbajnë nën kontroll hormonet, dhe parandalojnë shfaqjen e rrudhave, akneve apo puçrrave në lëkurë.

1.Bajamet: Nëse lëkura fillon të thahet, konsumoni bajame, pasi ato rrisin nivelet e hormonit “adiponectin”, i cili rregullon nivelet e sheqerit në gjak. Përveç kësaj, studime të ndryshme kanë treguar se bajamet ulin gjithashtu nivelet e hormoneve mashkullore, si për shembull testosteroni, dhe e bëjnë lëkurën më të butë dhe jo të yndyrshme.

2.Avokado: Avokado dhe yndyrat tjera të mira, si vaji i ullirit dhe i kokosit, ndihmojnë në prodhimin e kolesterolit të shëndetshëm, një komponent kyç në balancimin e hormoneve. Në këtë mënyrë lëkura do të lëshojë dhe qarkullojë hormonet që i nevojiten për të qenë e shëndetshme. Ky nuk është i vetmi përfitim zbukurues i avokados. Yndyrat e shëndetshme me të cilat janë të pasur avokadot rregullojnë qelizat e lëkurës në atë mënyrë që membrana të qëndrojë në formë, duke lejuar lëkurën që të thithë më mirë ujin dhe të duket më e pastër.

3.Salmoni: Ky lloj peshku i jashtëzakonshëm (i mirë për trurin dhe zemrën) mban nën kontroll gjithashtu nivelet e hormoneve. “Ashtu si yndyrat e shëndetshme tek avokado, edhe acidet yndyrore omega 3 mbajnë nën kontroll nivelet e kolesterolit dhe hormoneve”, shpjegon Cates. Veç të tjerash, salmoni ka veti anti-inflamatore, që mund të ndihmojnë në qetësimin e lëkurës kur keni akne dhe ekzema. Konsumoni 2 herë në javë peshk, rekomandojnë ekspertët.