Dustin Farrell, një fotograf dhe regjisor amerikan, kaloi më shumë se 30 ditë këtë verë duke u përpjekur për të kapur bukurinë madhështore të rrufesë. Ai udhëtoi mbi 20 mijë milje në të gjitha Shtetet e Bashkuara duke ndjekur stuhitë për t’i vënë të gjitha së bashku në një video.

Edhe pse duket sikur kjo punë ishte shumë e lehtë, fotografi tha: “Ky është njëri nga projektet më të vështira që kam bërë ndonjëherë në karrierën time. Në disa raste kam gjetur veten në situata të pakëndshme, qoftë mendërisht apo fizikisht”, thotë Farrell në youtube.

Shikojeni videon e mrekullueshme.