Policia e Mançesterit ka bërë të ditur se janë duke hetuar për një vrasje që kishte ndodhur vite më pare dhe për të cilën ka lajmëruar një grua duke marrë edhe përgjegjësinë për krimin.

Policia tha se gruaja erdhi vullnetarisht në stacionin policor duke treguar se vite më parë e kishte vrarë një burrë dhe trupin e tij e kishte varrosur në një kopsht të një shtëpie.

Lidhur me këtë rast menjëherë kanë filluar hetimet dhe sot ka filluar edhe gërmimi në këtë kopsht.

63-vjeçarja u arrestua nën dyshimet se ka vrarë një person dhe po merret në pyetje lidhur për detajet e rastit.

Detektivi Dan Clegg, ka bërë të ditur se hetimet janë ende në ditët e para, mirëpo ka falënderuar banorët për ndihmën që iu kanë bërë me informacione duke thënë se me siguri që ky rast ka shqetësuar ata.

Gjithashtu, ata kanë kërkuar edhe më tutje ndihmën e banorëve për këtë rast.