Kompania “Abi” është një zinxhir biznesor mjaft unik në vendin tonë që nga grumbullimi, prodhimi, përpunimi dhe tregtimi i produkteve të ndryshme ushqimore dhe jo vetëm.

Në kuadër të kësaj kompanie përfshihet qumështorja, fabrika për përpunimin e pemëve dhe perimeve “Progres”, Abi center, ABI hotel, furra ABI për prodhimin e bukës dhe brumërave të ndryshme si dhe fabrika për prodhimin e deterxhentëve.

Ndër investimet më të mëdha që kanë bërë deri tani padyshim që është edhe ndërtimi i ABI Çarshisë me të cilin pretendohet të zbukurohet edhe më shumë qyteti i bukur i Prizrenit dhe të jetë një magnet për vizitorë të ndryshëm, si model unik në vend, vlerë e shtuar dhe e veçantë specifike për Prizrenin.

Veçantia kryesore e kësaj çarshie është se është e vetmja qendër tregtare me ambient të hapur në Ballkan.

Për më shumë shikojeni videon: