Ditën e të dashuruarve po e feston edhe Adelina Ismaili me bashkëshortin e saj.

Këngëtarja ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku të dy shihen në një ambient shumë romantik për një darkë së bashku, e me vete kanë edhe djalin e tyre Uliksin.

“Ti je arsyeja, shpresa dhe ëndrra Valentini im. Të dua”, ishin fjalët që Adelina ia dedikoi Valit.