Modelja dhe këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj sot ka humbur një person shumë të rëndësishëm në jetën e saj.
Bëhet fjalë për gjyshen e saj e cila ka ndërruar jetë vetëm pak orë më parë.

Këtë lajm të hidhur e ka bërë të ditur vetë këngëtarja Dreshaj përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e saj në Facebook.

“Gjyshja ime, e shtrejnta ime, e forta, zemra ma e madhe… me le… me ike.. u prehsh ne paqe..????????”, kishte shkruar ajo.


Afërdita ka marrë ngushëllime të shumta nga të afërm e shumë fansa të saj.