(ose refuzimi i fatit të Rozafës)

Me
Rozafën
krenohu gjithë jetën
mbroje sa herë ta sulmojnë
por fatin e saj mos e prano kurrë
si ndonjë cohë të prerë me gërshërë
nga një burrë nopran që rri këmbëkryq
mbi kështjellën e saj e cila kullon lot e gjak.