Shpend Ahmeti që ditë më parë është larguar nga Vetëvendosja, sot ka marr pjesë në përurimin e fillimit të punimeve në sheshin Adem Jashari” në Prishtinë.

Ai më këtë rast ka dhënë sinjale se nuk e ka ndërmend të largohet nga i pari i Prishtinës.

“Sot kanë filluar punimet për rregullimin e sheshit “Adem Jashari”. Kjo hapësirë do të shndërrohet në një shëtitore të përshtatshme dhe do të përfshijë brenda vetes edhe pjesët e gjelbëruara, edhe ulëset për pushim. I gjithë projekti pritet të përfundojë për 90 ditë pune”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.