Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në Kaçanik. Ky aksident ka ndodhur ndërmjet një kamioni dhe një automjeti udhëtarësh.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa rasti po hetohet nga policia, thuhet në raportin 24 orësh.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kaçanik 12.03.2018-18:35. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një automjeti udhëtarësh, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Ndërkohë sipas statistikave të policisë, dje në Kosovë kanë ndodhur 23 aksidente me persona të lënduar dhe 24 të tjera pa persona të lënduar.

Përderisa janë shqiptuar 899 tiketa trafiku për personat që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.