Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në ‘Dradogan’ të njohur ndryshe si lagja Arbëria në Prishtinë.

Në bazë të disa fotografive bëhet e ditur se  aksidenti është shkaktuar në mes një kamionete dhe një veture e tipit ‘Golf’, raporton Indeksonline.

Nuk dihet për ndonjë të lënduar si pasojë e këtij aksidenti por që përgjatë këtyre ditëve numri i aksidenteve me fatalitet ka qenë mjaft i lartë, pavarësisht apelimit të Policisë së Kosovës për kujdes nga vozitësit.