Foto ilustrim
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Lipovec të Gjakovës ku sipas Policisë i dyshuari, derisa ishte duke drejtuar traktorin, është aksidentuar me një veturë.

Si pasojë, lëndime trupore ka pësuar një pasagjer dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.