Foto ilustrim
Përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, është bërë e ditur se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 35 aksidente, 2 kanë përfunduar me fatalitet, 12 me persona të lënduar dhe 21 të tjera pa të lënduar.

Ndërsa, për kundërvajtësit e trafikut Policia ka shqiptuar 908 tiketa trafiku.

Në aksidentet me fatalitet humbi jetën një femër në Pejë dhe një mashkull në Drenas, ndërkohë që Policia vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion dhe respektim të shenjave të trafikut.

Policia ka apeluar drejtuesit e automjeteve që të përdorin pajisjet dimërore për vetura.