Kujdesi për gomat e makinave nuk duhet neglizhuar kurrë.

Sidomos tashmë që ka nisur stina e ftohtë dhe shirat e dëbora mund të na shoqërojnë në udhëtim.

Në zonën e Zarlandit në Gjermani u shënua një aksident i tmerrshëm me tre viktima.

Shkak duket se u bë lagështira në rrugë.

Dy makina, një Mazda dhe një Hyundai u përplasën kokë më kokë.

Policia ka nisur hetimet, por ‘Bild’ raporton se dyshohet se shkak i aksidentit janë bërë gomat e makinës Mazda, që ishin të konsumuara.

Për shkak se ishin të lëmuara, makina mund të ketë rrëshqitur.

Aksidenti u shënua në një rrugë rurale.