NEW YORK, NY - SEPTEMBER 20: Bill & Melinda Gates Foundation co-founder Bill Gates speaks speaks at Goalkeepers 2017, at Jazz at Lincoln Center on September 20, 2017 in New York City. Goalkeepers is organized by the Bill & Melinda Gates Foundation to highlight progress against global poverty and disease, showcase solutions to help advance the Sustainable Development Goals (or Global Goals) and foster bold leadership to help accelerate the path to a more prosperous, healthy and just future. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images for Bill & Melinda Gates Foundation)

Bill Gates u është bashkuar zërave kundër monedhave virtuale, madje themeluesi i Microsoft shkon më tej, ku thotë se këto monedha si Bitcoin, tërthorazi po vrasin njerëz.

Gates e shprehu këtë mendim të tijin përmes rrjetit Reddit.

“Për momentin, të ashtuquajturat kriptomonedha po përdoren masivisht për të blerë fentanil dhe drogëra të tjera. Pra, bën pjesë tek teknologjia që po vret njerëz”, thotë Bill Gates.

Por, ky vlerësim i tij nuk kaloi pa u kritikuar. Shumë përdorues iu vërsulën duke e quajtur “të paditur” dhe “të painformuar”, në lidhje me monedhat virtual, dhe i kërkuan që të mos komentojë më këto monedha pa marrë më parë informacionin e duhur.

Gates nuk është i pari që kritikon monedhat virtuale, por është i pari që i lidh këto monedha me kriminalitetin.