Ish lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka reaguar pas dënimit të sotëm të aktivistëve të Vetëvendosjes.

‘Astrit Deharin e mbytën në burg, ndërsa katër aktivistët e tjerë i dënuan me 21 vjet e gjysmë burg. Pa fakte, pa prova, pa argumente’, ka shkruajtur Kurti në Facebook, transmeton Gazeta Observer.

Postimi i plotë i Kurtit:

Astrit Deharin e mbytën në burg, ndërsa katër aktivistët e tjerë i dënuan me 21 vjet e gjysmë burg. Pa fakte, pa prova, pa argumente. Nuk ka pasur nevojë të na e përkujtojnë që e kanë pushtetin. Mbase po ia përkujtojnë vetvetes, tash që e kanë humbur popullin, para se ta humbin edhe pushtetin. Lëvizja nuk ndalet dhe jemi më të fuqishëm se kurrë.