Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së edhe një herë ia ka bërë të ditur Serbisë se Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe kjo gjë nuk mund të ndryshoj.

Çitaku po ashtu në këtë mbledhje e cila është duke u mbajtur, ia ka bërë të ditur ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, që UNMIK-ut tashmë i ka kaluar mandati dhe se siç deklaroi Çitaku, Kosova tashmë është e lirë dhe e sigurt dhe se misioni paqeruajtës i UNMIK-ut, nuk është i vlefshëm më.

Ambasadorja Çitaku po ashtu, kërkoi nga udhëheqësi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së që këto mbledhje të mos mbahen çdo tre muaj pasi që sipas saj, kjo është humbje kohe.

 Një pjesë të deklaratës së ambasadores Çitaku:

 

Qindra mijëra refugjat dhe qindra të tjerë që janë zhvendosur janë kthyer në shtëpitë e tyre, por kishin shumë më shumë se sa shpresë, kishin ndihmën tuaj dhe për këtë u jemi gjithmonë mirënjohës.

Ky vend për ne është shumë i rëndësishëm dhe i vlefshëm për ta parë për ta keqpërdorur me gjëra të cilat nuk janë të vërteta…. Kosova është e lirë dhe e pavarur dhe kjo nuk o të ndryshoj kurrë dhe për këtë është paguar mjaftë shumë…. ne e dimë që në do të vazhdojmë dhe do të kemi sfida… historia nuk do të kthehet prapa.

Dhe ne nuk do të heqim dorë të që jemi pjesë e vendeve anëtare të botës dhe ne nuk po kërkojmë më shumë vetëm se  të jemi të barabartë me shtetet e tjera….. UNMIK-u nuk është mision paqeruajtës. Kosova është e pavarur dhe e sigurt. A nuk ik a kaluar ky mandat që një vit… Në më pak se 6 muaj Kosova organizoi edhe zgjedhjet parlamentare edhe lokale. Dalja ka qenë shumë e madhe në komunat e banuara me serbë./zeri/