Një ditë ke me e kuptue se zemra jote
rrah brenda times,
të dy ne lidhena për nji kërthize,
e krahët tuej
m’përqafojne ma ngrohtë se dashnia.

Mos më pyet ma sa të due,
hyn brenda syve të mi, shihu.
Veshe shpirtin tem,
hidhe krahëve netëve ku jeta ka krijue hejt
deri ne tokë,
e për mue
fal pak prej frymës tande,
sa me jetu.