Parajsë e jashtëzakonshme e kohës së gurit, është cilësuar zbulimi arkeologjik në afërsi të njërës prej rrugëve më të ngarkuara në Izrael.

Lokaliteti parahistorik i ruajtur mirë, sipas rezultateve të ekspertëve, është shfrytëzuar nga gjuetarët e kohës së gurit, para gjysmë milion vjetësh, e që kanë lënë pas dëshmi qindra sëpata të dorës, shkruan “The Guardian”.

Gjetja në një thellësi prej pesë metrash në Jaljulia, në afërsi të qytetit Kfar Saba, sugjeron që një specie e zhdukur e njerëzimit të hershëm – homo erectus – mund të ishte kthyer vazhdimisht në këtë lokalitet, mbase të tërhequr nga burimet e ujit dhe lojërat e bollshme, dhe ka lënë pas dëshmi mjete primitive pune të punuara në gur.

Arkeologët besojnë që ky lokalitet në verilindje të Tel-Avivit ishte konsideruar si “parajsë” për tubimet e gjuetarëve parahistorikë- me një lumë, bimësi dhe bollëk të kafshëve që i inkurajonin ata të ktheheshin aty vazhdimisht. Zona e zgjeruar e lokalitetit ishte zbuluar në muajt e fundit, në një gërmim të përbashkët që e kanë bërë Autoritetet e Antikitetit të Izraelit në bashkëpunim me Departamentin e Arkeologjisë të Universitetit të Tel-Avivit.

Gjetja më befasuese ishin dëshmitë e një industrie të zhvilluar mirë – duke iu referuar mjeteve të punës prej guri – e që përfshinte qindra sëpata dore të kulturës antike “acheulian” që kishte ekzistuar në periudhën e hershme të paleolitit, 1.5 milionë deri në 200 mijë vite më parë.