Një i dyshuar mashkull nga komuniteti serb është arrestuar në Novobërdë, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht nënë e tij.

Me këtë rast viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.