Policia në Tanzani ka arrestuar një grua, pas shpërndarjes në internet të një videoje, që e nxjerr atë duke u puthur dhe përqafuar me një grua tjetër.

Homoseksualizmi është vepër kriminale në këtë vend në Lindje të Azisë. Bindja “e daljes nga ligjet e natyrës” mund të kushtojë me dënim të përjetshëm.

Gruaja për të cilën dyshohet se ka thyer këto ligje, thuhet se vjen nga rajoni i Gelta në veriperëndim të Tanzanisë. Ajo u arrestua pasi, video morri dhenë ku tregonte se ajo puthi, përqafoi dhe i ofroi unazën gruas tjetër, shkruan DailyMail.

“Mund të konfirmoj se një grua tanzaniane është në ndalim për shkak të asaj videoje”, ka thënë oficeri i policisë, Mponjoli Mëabulambo.