Në rrugën “Imzot Nik Prelaj”, në Prishtinë është arrestuar një i dyshuari, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 10 qese të vogla substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Ndërsa njësitet policore kanë bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar 27 qese substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë si dhe një qese e vogël me fara.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.