Arsenali është i gatshëm që ta lë Hector Bellerinin të largohet te ndonjë skuadër tjetër, në rast se për të paguhen 50 milionë funte, raporton Daily Mail.

Klubi londinez po shpreson që ta lë të lirë mbrojtësin, në mënyrë që ta nisë rindërtimin e skuadrës gjatë verës.

Barcelona, Juventus dhe Manchester City kanë shprehur interesim për 22 vjeçarin i cili duket se është ngopur me kohën e tij në Emirates.