Aston Martin është duke punuar në një hiper-veturë të re, e cila do të jetë rival i McLaren P1.

Sipas informacioneve të tanishme, Aston Martin këtë hiper-veturë, me motor të vendosur në mes të veturës, do ta prezantojë në 2021-ën. Hiper-vetura e re do të jetë “vëllai i modelit Valkyrie”.

Image
Aston Martin Valkyrie

Kjo kompani këtë hiper-veturë të re është duke e punuar në bashkëpunim me ekipin e Red Bull F1, ndërsa sa i përket çmimit pritet të kushtojë rreth një milion funte.

Nuk dihet se çka mund të kenë të përbashkët hiper-vetura e re dhe Valkyrie, por pritet që karroceria e hiper-veturës të bëhet nga fibra të karbonit dhe alumini.

Sa i përket motorit, hiper-vetura e re mund të vijë me motor V8 si dhe do të prodhohet në një seri të kufizuar.

Image
Aston Martin Valkyrie