March Lichte që është një nga drejtuesit  në kompaninë Audi, ka konfirmuar se janë duke punuar në rivalin e BMW 8 Series.

Pa treguar se cilin model do ta merr për bazë për ta ndërtuar këtë makinë, apo fuqinë që do ta ketë, është thënë shkurt se do të jetë shumë e gjerë, transmeton Telegrafi.

“Më pëlqejnë kupetë me dy dyer, por janë shumë të ngushta. Do të ketë formën e njëjtë me to, por me komoditet shumë më të madh”, ka thënë Lichte.

Në anën tjetër, Audi pritet që deri më 2019 të lansojë gjeneratën e re të A6, si dhe modelet e reja Q8, A1 dhe Q3.

ËsHtë thënë se po punohet edhe në rivalin e Porsche Mission E, por nuk është dhënë asnjë konfirmim.