Spanja e ka një problem me Kosovën. Bëhet fjalë për një problem të natyrës politiko-sportive dhe për atë ka folur kryetari i Komitetit Olimpik të Spanjës, Alejandro Blanco Bravo.

Spanja, përkatësisht qyteti katalonjas Tarragona, prej 22 qershorit deri më 1 korrik organizon Lojërat Mesdhetare të vitit 2018. Dhe në atë ngjarje shumësportëshe do të marrë pjesë edhe Kosova, për herë të parë si shtet.

Por problem për Spanjën paraqet fakti se ky shtet nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Për këtë arsye ka pasur një konflikt në heshtje në mes të autoriteteve politike të Spanjës dhe atyre sportive, përkatësisht Komitetit Olimpik të Spanjës.

Autoritetet politike kanë dhënë deklarata se duhet të respektohet vendimi për të mos njohur shtetin e Kosovës edhe kur të organizohen Lojërat Mesdhetare