Me një deklaratë nga selia blu, kreu i PD-së Lulzim Basha është shprehur se Shqipëria është në 3 vendet kryesore ku pastrohen paratë e pista të krimit.

Duke iu përgjigjur deklaratave të sotme të Edi Ramës, Basha është shprehur se në 4 vite në Shqipëri nuk ka asnjë investim të huaj.

‘Në mars 2017, Departamenti Amerikan i Shtetit e vendosi Shqipërinë në listën e zezë të vendeve kryesore të pastrimit të parave në botë, e quajtur zyrtarisht Lista e Vendeve Kryesore të Pastrimit të Parave. Është hera e parë që Shqipëria është përfshirë në këtë listë që përditësohet çdo vit.

E gjeni në faqen 8 të raportit për Strategjinë e Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve që Departamenti i Shtetit i dërgoi zyrtarisht Kongresit Amerikan’, u shpreh Basha gjatë deklaratës së tij.