Alban Krasniqi, bashkëshorti i Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se strukturat e VV-së i kanë kërkuar Aida Dërgutit dorëheqje edhe nga pozita e nënkryetares së Kuvendit, mirëpo sipas tij, ajo nuk e dorëzoi këtë post për shkak se nga ajo pozitë ajo do mund ta dëmtoj Lëvizjen Vetëvendosje.Krasniqi ka thënë se këtë post tash ajo e shfrytëzon për PDK-në.“Strukturat dhe aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE i patën kërkuar Aidës dorëheqjen edhe nga pozita e nënkryetares së kuvendit.

Por, ajo duke qenë e vetëdijshme që nga ajo pozitë e dëmton më shumë lëvizjen si dhe përfiton personalisht para të majme nga ky funksion dhe benefitet e tij nuk dha dorëheqje. Tani qenka zënë ”mat” në ushtrimin e pamoralshëm të pozitës që i takon Vetëvendosjes, e që padrejtësisht përmes Aides ky funksion i rëndësishëm po i shërben PDKsë.” ka shkruar Krasniqi.

Ai  sërish i ka bërë thirrje Dërgutit që ta lëshojë këtë post.“Aidë, nëse të ka mbetë një trohë fytyrë, dorëzoje pozitën e nënkryetares së kuvendit bashkë me atë të deputetes, e njëjta vlen edhe për të dezertorët tjerë që me mandate të vjedhura nga votuesit e quajnë vetën ende deputetë.

Përndryshe, qytetari i indinjuar ka të drejtë që mos të ua shkoqë me reagime e kritika, pse jo edhe me forma proteste e reagimi civil për kthim mandatesh, sepse kjo qē po bëni është e ulët, llaskucllëk, tradhëti.” ka përfundur ai.

Krasniqi është edhe asamblist në Kuvendin Komunal të Malishevës, ndërsa njihet si një aktivist i zëshëm i VV-së.

Strukturat dhe aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! i patën kërkuar Aidës dorëheqjen edhe nga pozita e nënkryetares së…

Posted by Alban Krasniqi on Dienstag, 13. März 2018