Gjatë dy ditëve të ardhshme moti do të jetë kryesisht me vranësira, ndërsa nëpër fushëgropa me paraqitjen e mjegullave dhe vranësirave të vogla. Nga e enjtja pason periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në male të borës.

Siç informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike e Maqedonisë më shumë reshje priten të shtunën dhe të hënën, kur për shkak të uljes së masës ajrore më të ftohtë, reshje të borës është e mundur të ketë edhe në disa vise më të larta.

Temperatura minimale e mëngjesit të enjten do të lëvizë prej minus 2 deri në katër, ndërsa e ditës prej gjashtë deri në 13 gradë Celsius.

Më ftohtë do të jetë të dielën, me temperaturë të mëngjesit prej minus katër deri në dy, ndërsa e ditës prej dy deri në shtatë gradë Celsius.