Shmangni zbutësin për shkak të aromës së rëndë?

Kjo është recetë e thjeshtë që do ta bëni vetë, sipas shijes suaj. Ju nevojiten vetëm tre përbërës.

Do të kushtojë shumë më pak se ai që mund ta blini në dyqan.

Në një legen me ujë të ngrohtë qitni regjenerator flokësh dhe përzieni mirë. Shtoni uthull dhe që të gjithën edhe një herë përzieni mirë.

Qiteni në një enë apo në shishe në të cilën do ta mbani zbutësin tuaj të ri shtëpiak.

Mund të bëni sasinë e cila ju përshtatet.

Këto janë masat për një litër: gjashtë filxhanë ujë të ngrohtë, tre filxhanë uthull alkoolike dhe dy filxhanë regjenerator flokësh.