Të gjithë ata që duan të shkojnë në gjueti dhe të udhëtojnë me nivel të lartë luksi, në të njëjtën kohë kanë të paguajnë 180 mijë euro, duhet të shikojnë këtë Bentley.

Modeli Bentayga, është prodhuar në një edicion special, me një pjesë të dedikuar për pajisjet që nevojiten për gjueti.

Hapësirat për armët e zjarrit, municion, dylbi, si dhe raftet për shampanjë, janë ato që e karakterizojnë këtë SUV.

Megjithëse armët nuk janë të përfshira, porositja e tyre në stilin e prodhuesit anglez Bentley, do të kushtonte rreth 10 mijë uro, që është afro dy herë më shumë se armët që mund të blihen në treg.