Zafir Berisha nga Nisma per Kosoven në Prizren, ka thanë se është mirënjohes për mbi 5 mijë votues që e kanë votuar. Ai ka thënë se do të punojë edhe për të ardhmen për t’i larguar bandat mafioze të Prizrenit. 

I pyetur pse ka vendos me përkrahë Vetëvendosjen, Berisha ka thënë se ai ka vite që e kërkon votën për një qeverisje ndryshe dhe se ka kërkuar votat kundër bandave dhe s’ka pas logjikë me i përkrahe të tjerët. Berisha ka thënë se asnjëherë nuk ka m’u ndalë për me kthy shpresen në Prizren. Ai ka thënë se bandat në Prizren janë nga PDK dhe njeriu i cili quhet Minir Krasniqi.

“Nji mashtrues si Shaqir Totaj nuk e meriton me qene kryetar i Prizrenit”, tha ai, duke pranuar se ka pi kafe me të, por nuk është pajtuar asnjëherë me të. Berisha ka thënë se me 19 nëntor ka me ndodhë ndryshimi ne Prizren dhe se qeverisja ka me qenë një ndryshim i madh. Por ai ka thanë se vetë ka me mbetë deputetë dhe se nuk ka me marrë ndonjë post në qeverisjen e Prizrenit.