Biberi i zi mund të ndihmoj në luftimin kundër obezitetit, kanë treguar disa studime të reja.

Një përbërës kësaj erëze, i njohur si piperonal, ka ulur dukshëm efektet e dëmshme të një diete me ushqime që kanë nivel të lartë të yndyrave tek minjtë.

Tek studimi Indian, minjtë të cilët kishin përdorë këtë përbërës kishin peshë më të ulët, përqindje më të ulët të yndyrave trupore si dhe të nivelit të sheqerit në gjak, krahasuar me minjtë të cilët nuk kishin përdorë biber.

Studiuesit besojnë që biberi mund të sulmoj disa gjene që janë të lidhura me mbipeshën.

Ata shpresojnë që këto të gjetura mund te çojnë në zhvillimin e tretmaneve të reja për të luftuar obezitetin.