Teknologjia vitet e fundit ka sjellë ndryshime të mëdha, duke shkrirë efikasitetin me komfortin. E një prej ndryshimeve më të mëdha po ndodh edhe tek biçikletat.

E teksa jemi mësuar me biçikleta të mëdha, e të rënda, Smacircle S1 sjell një version me bateri, por edhe që mund të paloset deri në atë pikë sa mund të mbahet në çantë.

Kjo biçikletë, e cila peshon 7 kg, mund të mbajë një peshë deri në 100 kg, por ajo se çfarë e bën edhe më komforte këtë version është fakti ajo mund të arrijë deri në 20 km në orë pa pedaluar.