Një tjetër ditë, një tjetër rekord për Bitcoin. Sipas CoinMarketCap.com, monedha virtuale më popullore në botë sapo kaloi vlerën e rekorde duke arritur një tjetër vlerë marramendëse.

Vlera e djeshme ishte 11,000 dollarë, kurse sipas statistikave të marketeve digjitale, Bitcoin arriti në 11,136 dollar në këto momente që do të thotë se është në një rritje e sipër.

Për herë të parë monedha vendosi këtë rekord të ri mëngjesin e ditës së sotme duke arritur në 11,047 dollar por ra deri në 10,500 dy orë më pas.

Mesditën e sotme monedha shkoi deri në 11,142 dollar dhe dërguar vlerën e të gjitha monedhave bitcoin në qarkullim në 185 miliard dollar.

Kësisoj, vlera totale e të gjitha monedhave kriptografike aktualisht është 334 miliard dollar.

Në fillim të muajit nëntor, të gjitha monedhat vlerësoheshin me 200 miliard dollar.

Monedha kapërceu kufirin e 9,000 dollarëve ditën e shtune duke arritur 9,143 dollar. Gjatë fundjavës për herë të parë vlera e monedhave virtuale kaloi 300 miliard dollarët.

Sakaq ditën e djeshme, Bitcoin arriti një objektiv madhor duke prekur vlerën e 10,000 dollarëve për herë të parë.