Ai është vlerësuar me një balonë të mbushur me ajër, e cila mund të shpërthejë nga çasti në çast – përcjell Gazeta Observer.
Por ai shënoi rritje të shpejt në tregun monetar, ndërsa kësaj të mërkure kaloi vlerën e 12,000 dollarëve. Aktualisht sipas CoinMarketCap ai po vlerësohet me 12,677 dollarë.
Rritja meteorike e bitcoin filloi në janar të këtij viti duke u ngritur nga 1,000 dollarë në 12,000 në 12 muaj.

Nuk kanë munguar zërat kritikë ndaj monedhës. Më i fundit është ekonomisti i vlerësuar me çmimi Nobel Joseph Stiglitz i cili tha se monedha kriptografike duhet të shpallet e jashtëligjshme – raporton pcwal.
Më 26 Nëntor bitcoin kaloi për herë të parë vlerën e 9,000 dollarëve. Në vetëm dy javë monedha është rritur nga 8,700 dollar në 12,774 dollar që ishte pika më e lartë e arritur ditën e sotme.
Për prodhimin e monedhës më popullor në botë dhe përpunimin e transaksioneve të saj nevojitet energji, më shumë sesa konsumojnë 159 vende të botës.