BlackBerry ka paditur Facebook-un, Instagram-in dhe WhatsApp-in (të gjitha shërbime të udhëhequra nga Facebook-u) nën akuzën se kanë shkelur shtatë patenta. Kompania e njohur po kërkon dëmshpërblim financiar për shkak të dëmeve që i ka shkaktuar gjiganti amerikan.

BlackBerry po akuzon Facebook-un dhe kompanitë e tij se kanë krijuar aplikacione të mesazheve që shkelin mbulueshmërinë e sigurisë, që është pjesë e patentës së BlackBerry-t.

Në anën tjetër, Facebook-u ka thënë se kjo padi “tregon dështimin e BlackBerry-t në biznesin e mesazheve dhe përpjekjet e kësaj kompanie që të fitojë në shpikjet e të tjerëve”.

BlackBerry njëherësh ishte top-kompani në tregun e telefonave të mençur, derisa në skenë dolën telefonat Android dhe Apple.