Bordi i pakompletuar i Telekomit të Kosovës e ka pamundësuar shpalljen e konkursit për drejtor. Qeveria e Kosovës më 22 shkurt ia vazhdoi mandatin Agron Mustafës edhe për tre muaj.

Por, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Mustafa ka thënë se Telekomi ka mbetur pa “zot shtëpie”, dhe ka kërkuar zgjidhje të shpejtë për ndërmarrjen.

“Edhe pse ne gjendje mjaft te renduar, duke funksionuar pa Bord te Drejtoreve nga 27.12.2016 dhe pa Drejtor Menaxhues nga 23.02.2018, Telekomi ka nevoje per ‘Zot shpie'”, ka shkruar ai.

“Me qellim te ruajtjes se stabilitetit ne korporate deri ne zgjedhjen e Bordit te ri te Drejtoreve, eventualisht Drejtorit te ri Menaxhues sipas procedurave te parapara nepermjet konkursit publik, pas takimit qe kisha me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, prej afro nje muaji me pare, keshilli nderministror (5 ministra) per ndermarrjet publike, para 10 ditesh morri vendim unanim per t’me vazhduar mandatin”, thuhet në shkrimin e Mustafës.

“Deri me sot, skam pranuar ndonje informate zyrtare apo vendim per kete!!!”, ka shkruar Mustafa.

“Pavarsisht kesaj, ku sinqerisht deklarohem qe ska fare rendesi se a do t’me vie njoftimi mua a jo, kam obligim moral qe te ftoj Aksionarin edhe njehere qe ne mungese te Bordit te Drejtoreve, si DOMOSDOSHMERI me se imediate, ti jep kahje dhe zgjidhje situates se krijuar, ta beje Telekomin e Kosoves me ‘Zot shpie'”, thuhet në shkrimin e tij.

“Jane 2,300 punetorë te Telekomit dhe rreth 1,200 te Postes se Kosoves qe jane te varur direkt nga performansa e Telekomit te Kosoves!”, përfundon shkrimi i Mustafës.