Derisa pritet të prezantohet versioni i fuqishëm Competition, BMW ka prezantuar versionin e ri të veçantë të modelit aktual M2 Coupe.

BMW M2 Coupe tani është pjesë e serisë “Edition Black Shadow”, me të cilin shënon edhe M2-shin e 12,000-ë të shitur vitin e kaluar. M2 ishte modeli M më i shitur në gamë.

BMW M2 Coupe Edition Black Shadow, vjen me eksterier me ngjyrë të zezë Sapphire metalike, rrotat e zeza me diametër prej 19-inç, maskën e përparme të zezë, pasqyrat nga fibra të karbonit, sistemin e shkarkimit të gazrave nga kromi, si dhe me difuzer të pasmë në version “Carbon”.

Gjithashtu, ky M2 Coupe në version Edition Black Shadow, për blerësit evropianë do të jetë në dispozicion nga muaji i ardhshëm, me motorin standard me gjashtë cilindra e kapacitet prej 370 kuajfuqi, në kombinim me marshin manual me gjashtë shpejtësi ose marshin e dyfishtë me shtatë shpejtësi.