Bota arabe shënon sot një çast historik për kujtesën njerëzore. Në Abu Dhabi të Emirateve hapet i quajturi “Luvri arab”, një muze madhështor, ku pritet që në inagurim të jetë dhe presidenti francez, Emanuel Macron i cili do t’u bashkohet krerëve arabë në ceremoni.

Luvrit të ri ofron një histori të shkurtër të botës dhe feve të saj kryesore, sigurisht dhe judaizmin, pavarësisht nga fakti se Emiratet e Bashkuara Arabe nuk e njohin Izraelin.

Zyrtarët e muzeumit thonë se ajo gjithashtu shërben si një urë kulturore midis Lindjes dhe Perëndimit.

Muzeu është projektuar nga arkitekti francez Jean Nouvel dhe është përshkruar si “muze i parë universal” në botën arabe.