Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Britania e Madhe ka qenë vendi i parë që e ka njohur Kosovën.

“Mbretëria e Bashkuar ishte vendi i parë që njohu Kosovën dhe jemi krenarë që paraqesim logon për të festuar 10 vjet marrëdhënie diplomatike”, ka shkruar O’Conell në Facebook.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë i bie që – siç ishte menduar deri më tani – Afganistani nuk ishte vendi i parë që e njohu pavarësinë e Kosovës, pas shpalljes së saj.