Meksikani Roberto Esquivel Cabrera njihet si njeriu me penisin më të madh në botë.

54-vjeçari që ka një penis prej 48 cm ka rrëfyer për imediat lokale edhe eksperiencën e tij me femrat.

Kur shkoi në SHBA, ai tentoi dy herë të bëjë seks. Femra e parë u zmbraps kur e pa gjatësinë. Ndërsa e dyta e nisi, por e la në mes pasi tha se ishte shumë e dhimbshme.

Ai ka refuzuar të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale në organin e tij gjenital dhe ka shprehur dëshirën për tu bërë një pornostar.

“Unë do të doja të bëhesha një yll porno dhe mendoj se unë do të bëja shumë para atje [Shtetet e Bashkuara]”, citohet Roberto nga mediet lokale.

Megjithatë mjekët nga ana tjetër i kanë bërë thirrje që të operohet. Ata thonë se ai nuk mund të bëjë seks normal dhe as fëmijë.

Vetë Roberto thotë se e ka zgjatur penisin duke mbajtur pesha me të që kur ishte adoleshent.