Paolo Cannavaro e ka sulmuar ashpër Federatën e Futbollit të Italisë (FIGC), si dhe i ka fajësuar lojtarët e huaj për dështimin e Italisë për t’u kualifikuar për Kupën e Botës.

Italia barazoi mbrëmë në shtëpi me Suedinë në kuadër të ndeshjes së dytë të “play-off” për Kupën e Botës, pasi që e kishte humbur ndeshjen e parë në Stokholm, dhe kështu dështoi të sigurojë pjesëmarrjen në botëror pas plot 60 viteve, transmeton Express.

“Njerëz, ne nuk e humben sot Kupën e Botës. E humbëm para 15 viteve, kur, falë përfitimeve nga ata në botën e futbollit, Italia solli dështakë nga çdo anë e botës për t’ua zënë vendin djemve tanë”, ka shkruar mbrojtësi i Sassuolos dhe vëllai i fituesit të Topit të Artë, Fabio Cannavaros në Instagram.

“Ne u dhamë atyre famën dhe triumfin falë trajnerëve italianë, të cilët edhe sot janë më të mirët në botë. Shpresojmë që tani që e kemi prekur hundim do të ketë reformimin në FUTBOLLIN TANË. Lamtumirë mumieve që e kontrollojnë futbollin italian dhe hapësirë për të rinjtë. Mos na e zini rrugën, faleminderit”, ka shkruar ai.