“Tërë karrierën time e kalova në MPB. Detyrat i kam kryer ndershëm, me përgjegjësi dhe në mënyrë profesionale. Kjo lëndë është absurde”, tha para gjykatësve ish ministri për punë të brendshme, Mitko Çavkov.

“Në mënyrë të drejtpërdrejtë bëra udhëheqjen e aksionit të 27 prillit. Dhash kontributin tim për shpëtimin e jetës së deputetëve. Më privuan nga liria në mënyrë joligjore. Vendimi për burgim është sjellë në maj, ndërsa e kryer në nëntor. Jam i pafajshëm”, tha Çavkov.

Çavkov tha se nuk njeh asnjë të dyshuarit, përveç disa policëve dhe se 30 vite ka punuar për sigurinë e shtetit.

Prokuroria vlerëson se masa e paraburgimit për Çavkovin duhet të vazhdojë. Dilaver Bekteshi nga Prokuroria e Lartë Publike vlerëson se paraburgimi i Çavkov duhet të vazhdojë, pasi që ai mund të ndikojë mbi dëshmitarët dhe personat tjerë.