Dita e sotme do të ofrojë një prej spektakleve më mbresëlënëse të Natyrës, Super Hënën e vitit njohur ndryshe edhe si ‘’Hëna e ftohtë’’, emër i cili lidhet drejtpërdrejtë me motin e ftohtë të dhjetorit. Super Hëna e ftohtë do të arrijë kulmin e shkëlqimit dhe ndriçimit rreth orës 04.47 dhe ndryshe nga 3 Super Hënat e errëta të këtij viti, nuk keni nevojë për dylbi apo teleskop për ta parë pasi mund ta shquani me sy të lirë.

Super Hëna ndodh kur një hënë e plotë përputhet me të ashtuquajturin perigji hënor, pika në të cilën orbita e Hënës gjendet më pranë Tokës. Meqenëse orbita e Hënës është eliptike, njëra anë (apogjeu) është rreth 50,000 km më larg nga Toka se tjetra (perigjeu). Ndryshimet e ciklit hënor ndikojnë në lëvizjen e ujërave të deteve për shkak të aktivitetit të tij gravitacional.

Një efekt i ngjashëm ndodh dhe në organizmin tonë, duke pasur parasysh se 60% e tij është lëngje. Për këtë arsye periudha e hënës së plotë duhet shfrytëzuar për të bërë disa ndryshime, si p.sh të nisni një regjim ushqimor pak kalorit, ose detoksifikues dhe pastrues, si dhe të bëni disa ndryshime në të përditshmen tuaj.

Kjo fazë karakterizohet nga një akumulimi i tejskajshëm i energjisë, i cili duhet konsoliduar. Është momenti ideal për të vënë në jetë disa projekte të reja, duhet të merrni disa vendime të rëndësishme në jetën në çift, si dhe t’u jepni fund miqësive toksike për të cilat nuk keni nevojë, do të njihni miq të rinj që mund të ndryshojnë katërcipërisht jetën tuaj dhe të ardhmen.