Kur flitet për seksin, sado që të keni përvojë në atë fushë, me siguri ekzistojnë disa fakte të cilat nuk i dini… Mbase për disa sosh keni dëgjuar, mirëpo me siguri ekzistojnë edhe sosh, të cilat do t’ju befasojnë…

– Njerëzit të cilët mesatarisht bëjnë dashuri tri herë në javë duken edhe deri në shtat vjet më të rinj.

– Femrat të cilat nuk kanë partnerë më shumë interesohen për meshkujt e martuar sesa për ata të lirë.

– 58 për qind e meshkujve dhe e femrave të cilët rregullisht shohin filma erotikë me partnerin e vet janë më të lirë sa i përket seksit dhe më lehtë e kënaqin partnerin e tyre.

– Çiftet të cilat rregullisht përkëdhelen kanë tetë herë më pak shanse të bien në depresion sesa çiftet të cilët, p.sh., puthen vetëm gjatë marrëdhënies seksuale.

– 53 për qind e femrave së paku njëherë kanë përdorur vibratorin.

– Femrat të cilat ushtrojnë rregullisht kanë qarkullim gjaku më të mirë edhe në rajonin e gjenitaleve, andaj vetvetiu janë të kënaqura me jetën seksuale.

– Bartja e këpucëve me taka prej 10 cm forcon muskujt e komblikut, gjë që do të thotë që femrat të cilat shpesh mbathin këpucë me taka më lehtë përjetojnë orgazmën.

– Femrat të cilat rregullisht masturbojnë gjithashtu më lehtë arrijnë orgazmën me rastin e marrëdhënieve seksuale.

– Hulumtimi global ka treguar se si austriakët më së shumti praktikojnë seksin oral. Gjermanët janë treguar dashnorët më të këqij kur është fjala për shkathtësitë seksuale.

– Çiftet të cilët në dhomën e gjumit kanë televizor mesatarisht bëjnë dashuri 50 për qind më shumë se sa çiftet të cilët në dhomë gjumi nuk kanë televizor.

– Ekspertët konstatojnë që seksi i rregullt ndihmon në luftën kundër migrenës.