Momentalisht në botë janë 99 milion gra të cilat jetojnë me diabet, ky numër parashihet të jetë 313 milion deri në vitin 2040.

Në çdo shtatë lindje një shtatzënë është e atakuar nga diabeti gestacional.

Cilat gra janë të rrezikuara të kenë diabetin gestacional?

Gratë me mbipeshë dhe obezitet (BMI mbi 25)
Gratë Pa aktivitet të rregullt fizik
Që kanë familjare të lidhjes së rendit të parë (nëna, baba, motra, vëllezër) me diabet
Shtatzani të kaluar me diabet gestacional apo shtatzani të kaluar me foshnje të lindur me peshë mbi 4Kg
Gratë që kanë ndonjë çregullim –sëmundje tjetër metabolike si hipertension apo çrregullim të nivelit të yndyrave
Grate me sindrome të ovareve policistike
Grate me prediabet

Kujtojmë që 14 nëntori është dita botërore e diabetit.

Kampanja e sivjetme është me moton “Gruaja dhe diabeti”.