Ju ka ndodhur ndonjëherë që teksa keni nxituar për të ngrënë një karamele ose çokollatë të keni përtypur pa dashje edhe mbështjellësen e saj? Me siguri nuk e keni harruar edhe aq lehtë për disa minuta shijen metalike. Por nëse nuk e keni bërë diçka të tillë, përse e keni këtë ndjesi në qiellzë dhe të gjithë gojën?

Shija metalike në gojë është një problem më i përhapur nga ç’mund ta mendoni, i lidhur kryesisht me problemet e veshkave dhe mëlçinë.

1.Përdorimi i ilaçeve të caktuara: Përdorimi i ilaçeve të caktuara si antibiotikët, antidepresantët, medikamentet për trajtimin e diabetit, gurëve në veshka dhe tensionit të lartë të gjakut mund të provokojnë shijen metalike në gojë.

2.Mungesa e higjienës së gojës: Mos larja e shpeshtë e dhëmbës dhe pastrimi i gjuhës ndikojnë jo vetëm në formimin e pllakëzave të dhëmbëve, nxirjen e tyre dhe erën e keqe të gojës, por edhe në shfaqjen e shijes metalike në gojë.

3.Shtatzënia: Multivitaminat që përmbajnë metale të rënda (ndoshta bakri ose zinku) janë gjithashtu përgjegjëse për këtë shije gjatë tremujorit të parë të shtazënisë. Sipas mjekësve kjo ndodh edhe për shkak të ndryshimeve hormonale që shoqërojnë këtë periudhë.

4.Alergjitë dhe infeksionet: Disa alergji dhe infeksione mykotike të gjuhës dhe zgavrës së gojës ndikojnë drejtpërdrejt në shfaqjen e shijes metalike në gojës. Alergjitë që janë të lidhura me sistemin e frymëmarrjes, prania e gëlbazës dhe kongjestioni hundor e përforcojnë akoma më shumë ndjesinë e shijes metalike në gojë.